Shorti i Kampionatit Europian, Shqipëria në të njëjtin grup me Portugalinë
- Publikuar në Sport
Sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë, ku kombëtarja jonë do të luajë përballë Portugalisë dhe përballë kombëtares serbe.
Në grupin e kuqezinjve, atë me numrin I, është vendosur edhe Franca, e cila është e kualifikuar në cilësinë e vendit organizator, por që do të luajë ndaj pesë rivalëve nga dy herë ndeshje miqësore, pa vlerë pikësh. Në të njëjtin grup me Shqipërinë vendoset edhe Armenia e Danimarka. Ndeshjet e Euro 2016, përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë në stadiumin “Ruzhd”. Shqipëria do të jetë në Grupin I, bashkë me