Twitter ka ditelindjen dhe i dhuron anetareve #FirstTweet E Rekomanduar
- Shkruajtur nga Big ecaty tech
- madhësia e shkronjave Svogëlo shkronjat zmadho shkronjat
- Printo
- Komento i pari!
Twitter mbush 8 vjeç. Rrjeti social Twitter i ashtuquajturi zogu blu ka lindur me date 21 mars te 2006, por per hedhjen e tij online, priten deri ne fund te korrikut te po atij viti. Twitter, ne nje stil krejt ndryshe por me te njejtin efikasitet, ndoshta edhe me teper, se
facebook ka ndryshuar menyren e te mbledhurit dhe shperndarjes se informacionit dhe te mendimeve personale te miliona e miliona perdoruesve. U be pjese e shume problemeve e gezimeve te popujve. Ne fakt bota ne 8 vitet e fundit ka perdorur Twitter per te shperndare dhe komentuar ngjarjet e te gjithe planetit.
Por jo vetem informacion. Twitter u be menjehere nje rrjet social i parapelqyer nga vipat dhe pastaj edhe nga politikanet, qe duket se perdorin kete rrjet social per te dhene pozicionin dhe mendimet e tyre per debate te ndryshme dhe duket se parapelqejne me teper kete menyre komunikimi se sa ato tradicionalet si gazeta, televizione, radio etj. Per te bere pak para, Twitter zbarkoi, nentori e kaluar, ne burse, duke u kuotuar per 26 dollar per aksion. Sipas te dhenave te bera publike nga vete rrjeti social, aktualisht perdoruesit aktiv jane 241 milione ne te gjithe boten.
Per te falenderuar komunitetin e vet Twitter vendosi te aksionoje operacionin #FirstTweet. Per te pare tweet-in tuaj te pare, qe zakonisht mund ta keni shume te veshtire, por tani ju mjafton vetem te klikoni ne kete LIDHJE dhe te shkruani emrin tuaj te perdoruesit.