Si te rrotulloni nje video te rregjistruar permbys me media player classic

Ju kane rene ne dore disa video qe i keni filmuar mbrapsht apo jo dhe aq drejt dhe per ti pare nuk keni zgjidhje tjeter veçse te ktheni kokes ashtu si eshte edhe video.

Mos u shqetesoni shume se ekziston zgjidhje per çdo problem. Me programin e windows, pra me windows media player, nuk eshte e mundur ti gjeni zgjidhje ketij problemi. Por shume prej jush mund te kene edhe nje tjeter program te instaluar qe mund tju zgjidhe pune.

Pra per te rrotulluar nje video te xhiruar permbys

mund te perdorni Media Player Classic, nje alternative falas kundrejt Windows Media Player dhe qe suporton te gjitha formatet kryesore edhe nese dini ti rregulloni mire mund edhe te kete me teper opsione se vete windows media player.

Me kete program mund ta rregulloni shikimin e videos se permbysur, menjehere. Pra nuk humbnin kohe si me nje program editimi videosh.

Si fillim duhet te shkarkoni Media Player Classic duke u futur me kompjuterin tuaj te lidhur ne internet, ne faqen e programit dhe klikoni butonin  MPC-HC Download Now!. Kur te keni kompletuar shkarkimin, hapni me dy klikime te menjehershme ne progrmain qe shkarkuat.  (p.sh. MPC-HC.1.6.8.x86.exe) dhe ne dritaren qe hapet beni klik mbi Yes dhe pastaj OK dhe Next

Pranoni kushtet e perdorimit te programit duke shenuar kutine  qe pranoni kushtet e perdorimit dhe vazhdoni instalimin. Pasi ta keni instaluar klikoni mbi butonin e djathte dhe hapni videon me media player classic. Pasi video te nise riproducionin, mund te perdorni butonat ne vijim per te kthyer videon drejt.:

  • Alt+8 te tastieres numerike – rrotullo nga lart posht
  • Alt+2 te tastieres numerike – rrotullo nga posht - lart
  • Alt+4 te tastieres numerike – rrotullo nga majtas - djathtas
  • Alt+6 te tastieres numerike – rrotullo nga e djathta - majtas
  • Alt+1te tastieres numerike – rrotullo ne menyre diagonale ne rrotullim antiorar
  • Alt+3 te tastieres numerike – rrotullo ne menyre diagonale ne rrotullim orar

Rrotullimi ndodh gradualisht, e shihni dhe mund te zgjidhni kur te ndaloni.

 

Ju kujtome qe rrotullimi i videos me Media Player Classic nuk modifikon videon origjinale por mund ta perdorni vetem per ta pare. Nese ju duhet te rrotulloni nje video dhe modifikimi ti mbetet videos origjinale, atehere duhet te perdoni nje program editimi video.

Na ndiqni here pas here dhe ne artikujt e ardhshem do te kemi mundesi tju senjalizojme programe qe mund te perdorni per ti modifikuar perfundimisht videot tuaja.

Modifikimi i fundit: E diel, 16 Mars 2014 08:59
Vlerëso këtë artikull
(1 Voto)
Më shumë në këtë kategori: « Studio Ristyle Sherbimet Video

Komento

Plotësoni të gjitha kutitë me (*) që janë të domosdoshme . Kodi HTML nuk lejohet.

kthehu në fillim

DASMA JUAJ

Kameraman Profesionist
Cilesia dhe puna e
STUDIO RISTYLE do
tju beje qe ky emer tju
mbese ne mendje per
te pasur kenaqesine
qe te na zgjidhni dhe
ne eventet pasuese.
StudioRistyle -
www.ristyle.ecaty.com

« February 2019 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28      

Identifikohu or Krijo akount