Fol Shqip se je Shqiptar E Rekomanduar

Shqiptarët janë një popull që është i shpërndarë kudo në botë. Që nga 1991 me eksodin u hapën dyert për Shqipërinë dhe shumë dhe le të themi që gjysma e shqipërisë ose edhe më tepëështë e shpërndarë në çdo cep të botës.
Kjo arsye ka bërë që në Shqipëri dhe si rrjedhojë edhe në

gjuhën shqipe të futet edhe një pjesë e kulturave të ndryshme të botës ku shqiptarët kanë emigruar. Shikojmë që gjuha shqipe po humb shumë nga bukuria e saj duke huazuar shumë fjalë e shprehje të ndryshme që atyre qe jetojnë jashtë shqipërisë i vijnë natyrshëm se e flasin shpesh në vende të ndryshme, por shpeshherë ndodh që dëm shqipes i bëjnë edhe ata që rrinë gjithmonë në shqipëri. Duke kërkuar emancipimin Europian, përdorin fjalë Italiane, greke, angleze, franceze si fjalë të përditshme dhe si stil jetese. Duke kërkuar të jenë dikushi që nuk janë dhe duke i dhënë më bukuri ose më mirë duke vlerësuar më tepër atë që s'kanë(gjuhën e huaj) se sa atë që kanë(gjuhën shqipe).

Këtij rrënimi të gjuhës shqipe i bashkohen osë i shtyjnë më tepër edhe mediat televizive apo të shkruara që shkruajnë artikuj që nuk kanë as 30% të gjuhës shqipe në fjalët që përdoren. Shpeshherë nuk përdorin as drejtëshkrimin e gjuhës shqipe. Mediat që duhet të jenë të parët që të japin shembull pozitiv, pasi aty mbështetet një pjesë e mirë e popullsisë(lajme, spektakle etj)


Gjithsesi të gjithë kemi nga pak faj në deformimin e gjuhës shqipe dhe duhet ti biem pak kokës për këtë gjë. Le ta përdorim më tepër gjuhën  shqipe, kudo e kurdoherë.

Këtë gjë na e kujton dhe na nxit pak më tepër kënga e Artiola Toskës me Ponin - Fol Shqip.

Degjojeni dhe shikojeni në vijim...Degjim të këndshëm.

Vlerëso këtë artikull
(1 Voto)

Media

Komento

Plotësoni të gjitha kutitë me (*) që janë të domosdoshme . Kodi HTML nuk lejohet.

kthehu në fillim

DASMA JUAJ

Kameraman Profesionist
Cilesia dhe puna e
STUDIO RISTYLE do
tju beje qe ky emer tju
mbese ne mendje per
te pasur kenaqesine
qe te na zgjidhni dhe
ne eventet pasuese.
StudioRistyle -
www.ristyle.ecaty.com

.blog
yumprint
« February 2019 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28      

Identifikohu or Krijo akount