Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë 22 mars 2014 E Rekomanduar

Zhvillohet te shtunen me date 22/03/2014 Festivali Nderkombetar kulturor i Rinise.

Një aktivitet i cili synon të nxisë, kultivojë dhe zhvillojë kulturën kombëtare tek të rinjtë. Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë gjithashtu synon të jetë një urë lidhëse dhe faktor i rëndësishëm i zhvillimet të marrëdhënieve miqësore mes popujve përmes njohjes dhe shkëmbimit të vlerave kulturore.

Të jetojmë dhe prezantojmë kulturën tonë

Që nga themelimi në vitin 1993 Fondacioni Arsimor “Gülistan” në bashkëpunim me Institucionet Arsimore “Turgut Özal” dhe Universitetin Epoka kanë përfaqësuar dhe prezantuar kulturën shqiptare në shumë aktivitete të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Përfaqësim në arenën ndërkombëtare

Të rinjtë shqiptarë kanë përfaqësuar më së miri Shqipërinë në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar kulturor që organizohet vit në Turqi që nga viti 2003.

 Në këtë aktivitet marrin pjesë të rinj nga

170 vende të ndryshme të botës, të cilët konkurojnë në 20 kategori të ndryshme.

Prezantimi i kulturës shqiptare në stenda promuvuese.

Festivali Kulturor Ndërkombëtar

I konceptuar me një përmbajtje të gjerë, do të organizohet në datën 22 mars 2014 në Pallatin e Kongreseve. Festivali do të jetë i hapur për publikun dhe do të shoqërohet me aktivitete

promovuese të kulturës shqiptare nga të gjitha viset mbarëshqiptare përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Çamërinë dhe Arbëreshët. Në stendat promovuese të nxnësit do të prezantojnë për të pranishmit dhe vizitorët vlerat folklorike dhe kulturore të zonës së tyre.

Festivalet e organizuara në Turqi shoqërohen me aktivitete të shumta promovuese të kulturës dhe traditave të vendeve pjesmarrëse. Pjesë e këtyre aktiviteteve është dhe Panairi Ndërkombëtar i Kulturës, ku secili vend pjesëmarrës ka stendën e tij, ku paraqiten vlerat foklorike, kostumet popullore dhe elementë të tjerë të kulturës dhe traditës.

Gjatë mbrëmjes gala, do të vlerësohen me çmime fituesit e konkurseve të përvitshme të organizuara mes nxënësve të kolegjeve në kategoritë e poezisë, këngës dhe esesë poetike. Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar në Turqi, ku do të garojnë në kategori tëndryshme si poezi, këngë, valle popullore etj.

Juria e përzgjedhur e këtij aktiviteti do të akordojë një çmim special për personalitetin e vitit me më shumë kontribut për kulturën shqiptare.

 

Links: http://www.youtube.com/user/festivalikulturor

https://www.facebook.com/festivalikulturor

Vlerëso këtë artikull
(0 vota)

Komento

Plotësoni të gjitha kutitë me (*) që janë të domosdoshme . Kodi HTML nuk lejohet.

kthehu në fillim

DASMA JUAJ

Kameraman Profesionist
Cilesia dhe puna e
STUDIO RISTYLE do
tju beje qe ky emer tju
mbese ne mendje per
te pasur kenaqesine
qe te na zgjidhni dhe
ne eventet pasuese.
StudioRistyle -
www.ristyle.ecaty.com

  • item lang
  • « February 2019 »
    Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
            1 2 3
    4 5 6 7 8 9 10
    11 12 13 14 15 16 17
    18 19 20 21 22 23 24
    25 26 27 28      

    Identifikohu or Krijo akount